Greqi, 12 vjecarja shet foshnjën e saj 10 javëshe
ATHINE - Një vajzë 12-vjecare është arrestuar nga policia, sepse ia shiti fëmijën e saj 10 javësh një cifti, për shumën 12. 500 euro.
Fatmirësisht cifti ishin policë të veshur civilë, që po hetonin cështjen dhe jo blerës të vërtetë.
Sipas të përditshmes ‘Athens News’, pritet që cështja të dëgjohet nga një gjykatës dhe më pas vajza të lihet e lirë, për shkak të moshës.
Së bashku me nënën e mitur, në pranga kanë përfunduar halla e saj 44 vjecare dhe prindërit e saj, 65 dhe 71 vjec.
Ngjarja ndodhi në Xrysoupoli, një qytezë pranë Kavala, (Greqia qëndrore), ndërsa policia ishte informuar nga burime të saj, për situatën që do të ndodhte .
Për ta bërë ngjarjen të vërtetë, agjentët morën dhe para me vete, me qëllim që shitja e bebes të realizohej dhe personat që e kryenin atë, të kapeshin në flagrancë.
Policia e dërgoi beben në spital, ku dhe ndodhet aktualisht nën vëzhgimin e mjekëve.
(d.b/BalkanWeb)