Rikthehen poezitë e Poradecit në Teatrin e Metropolit
TIRANË- Mbrëmja poetike kushtuar lirikut më të madh të dashurisë Lasgush Poradeci do të rikthehet edhe një herë mbrëmjen e nesërme në skenën e Teatrit të Metropolit.
Sipas drejtuesve të teatrit të Metropolit ka pasur mjaft kërkesa nga publiku për këtë mbrëmje poetike nga aktorët Yllka Mujo, Fatos Sela, Kastriot Rramollari, Rozi Kostani dhe Anila Bisha do të ngjiten përsëri në sallën “Shekspir” për të interpretuar 16 poezi të Poradecit. Disa prej tyre janë: “Vdekja e Nositit” me të cilën do të çelet edhe mbrëmja, “Poradeci”, “Dremit Liqeri”, “Ti po vjen që për së largu”, “Kënga Pleqërishte”, etj.
Kjo mbrëmje poetike do tejkaloj perceptimin e thjeshtë të fjalës dhe të emocionit që përcjellin vargjet e vetë Lasgush Poradecit. “Sepse aty ka ngjyra jete, ngjyra dashurie, ngjyra të vërteta”, tregon Arjeta Dhima, regjisorja e mbrëmjes poetike, sipas së cilës në këtë performancë do gërshetohen së bashku arti i fjalës, muzika dhe kërcimi.
Duke qenë se ky poet i referohet pafundësisht ndjenjës njerëzore dhe romancës, mbrëmja është konceptuar e tillë, ku përveç intepretimit të poezive do të ketë interpretim edhe nga vetë aktorët, të shoqëruar nga interpretimi në violinçel nga Iljard Shaba dhe nga dy balerinët Endrit Shkoza dhe Ernet Miolli.
Në platformën skenike do të kemi një guackë të madhe në mes të skenës dhe disa valë liqeni. Nga e gjithë kjo ne perftojmë një peisazh dhe qasje të ambientit ku vetë shkrimtari është frymëzuar. Vetë Lasgushi, aty pranë, i shoqëruar nga miku i tij më i ngushtë. Ndërkohë do të shoqërohen nga muzika e luajtur në violinçel.
(el.me/BalkanWeb)