E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet ish-drejtori i ‘Alfa Bank’, vodhi 308 mijë euro

TIRANË- Policia arreston ish-drejtorin e ‘Alfa Bank’, Julian Lipe. Akuzohet për vjedhje duke shfrytëzuar detyrën.

Sipas policisë mësohet se Lipe ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme, në periudha kohore të ndryshme, rreth 308 mijë euro nga kasaforta e bankës ku punonte.

Mësohet se Lipe ka ushtruar funksionin e drejtorit në filialin te rruga e Dibrës, aty ku edhe ka kryer vjedhjen.

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se njësia Task Force ka bërë arrestimin e tij në bashkëpunim me policinë, pasi siç rezultoi nga hetimet e kryera dhe nëpërmjet pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së bankës, Lipe në orët e vona të mbrëmjes kthehej në degën e bankës dhe duke përfituar edhe posti si drejtor i degës, merrte nga kasaforta shuma të konsiderueshme eurosh.

Denoncimi ka ardhur edhe nga vetë banka, pasi i rezultonte se 308 mijë euro mungonin në llogaritë e saj. Ndaj Julian Lipes është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›