Serbia zgjedhje lokale edhe në Kosovë më 6 maj
BEOGRAD- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Slavica Djukic - Dejanovic, ka shpallur 6 majin datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat dhe qytetet e Serbisë, përfshirë këtu edhe komunat në Kosovë, në të cilat qeverive lokale u ka skaduar mandati.
Edhe presidenti serb Boris Tadic ka shpallur sot mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi më 6 maj.
Dejanovic tha se zgjedhjet nuk do të mbahen në 17 komuna në Serbi (përfshirë 5 komuna të Kosovës), për shkak se, siç tha ajo, atje ende nuk u ka skaduar mandati qeverive lokale, raporton Tanjug.
Sipas saj nuk do të mbahen zgjedhjet në Prishtinë, Pejë, Leposavic, Mitrovicë dhe Novo Bërd, ku qeveritë aktuale kanë ende mandat.
Kryetarja e Kuvendit deklaroi se qeveria serbe, në bashkëpunim me UNMIK-un, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
Vendimi i Serbisë për mbajtjen zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të kundërshtohet nga autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë.
(ma.ar/BalkanWeb)