Greqi, 12 vjecarja tenton të shesë foshnjën e saj
ATHINE-Një vajzë 12-vjecare është arrestuar nga policia sepse ia shiti fëmijën e saj 10 javësh një cifti për shumën 12. 500 euro.
Fatmirësisht cifti ishin policë të veshur civilë që po hetonin cështjen dhe jo blerësit e vërtetë.
Sipas të përditshmes ‘Athens News’, kjo dramë vjen si pasojë e krizës ekonomike në Greqi. Vajza e arrestuar duhet të ishte liruar, por pritet që cështja të dëgjohet nga një gjykatës dhe më pas ajo të lihet e lirë.
Së bashku me nënen e mitur në pranga kanë përfunduar halla e saj 44-vjecare dhe prindërit e saj, 65 dhe 71 vjec.
Ngjarja ndodhi në Xrysoupoli, një qytezë pranë Kavala, (Greqia qëndrore), ndërsa policia ishte infromuar rreth situatës që do të ndodhte nga burime të saj.
Për të bërë ngjarjen e vërtetë agjentët morën dhe para me vete me qëllim që shitja e bebes të realizohej dhe personat që e kryenin këtë të kapeshin në flagrancë.
Policia e dërgoi beben në spital, ku dhe ndodhet aktualisht nën vëzhgimin e mjekëve.
(d.b/BalkanWeb)