E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Haxhinasto: Fokusi tek reformat kyçe

TIRANE – Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u takua sot me Prof. Dr. Christoph Zöpel, anëtar i Komitetit Europian të Partisë Socialdemokrate gjermane dhe drejtorin e FES në Tiranë, z. Michael Weichert.

Tema e takimit ishte ecuria e reformave në kuadër të zbatimit të 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian. Ministri Haxhinasto pasi bëri një pasqyrë të zhvillimeve dhe arritjeve të deritanishme theksoi se vëmendja është përqëndruar në tri aspekte kryesore: Konsolidim i arritjeve të deritanishme, fokus në reformat kyçe dhe shpejtësi veprimi në të gjithë komponentët e procesit.

Nga ana e tij, z. Zöpel siguroi për mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe evidentoi se mesazhi që ai ka përçuar në të gjitha takimet është që të gjitha forcat politike t’u qasen vendeve anëtare në mënyrë të njëtrajtshme, duke lobuar në favor të procesit të integrimit, nga i cili përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›