E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Rama: Cdo gjë për statusin. 'Rilindja' të futet në axhendat e Kuvendit

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se duhet nxitur procesi i reformave që nevojiten për integrim, ndërsa kërkoi që programi për Rilindjen të përhapet dhe në debatet e parlamentit.

“Te nxisim procesin e reformave qe nevojiten per integrimin. Gjykata Administrative është një sfidë e madhe që duhet ndarë me ekspertët ndërkombëtarë dhe me ekspertizën e huaj në Shqipëri, me komunitetin e juristëve dhe të biznesit. Po ashtu heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë është prioritet për ne, ka kohë që jemi shprehur publiksht për këtë” ka theksuar Rama.

Më pas ai shtoi se nesër do të zhvillohet një dëgjesë publike për Gjykatën Administrative.

Rama gjithashtu ka nënvizuar se grupi parlamentar socialist përmes përfaqësuesve të lartë në Kuvend do t`u paraqesë shqiptarëve programin e PS-së për një “Rilindje shqiptare. Sipas tij programi për Rilindjen duhet të përhapet në cdo debat politik ku do të jenë ligjvënësit shqiptarë.
“Doja të nënvizoja domosdoshëmrinë që grupi parlamentar i PS dhe seancat publike të Kuvendit të bëhen pjesë e Rilindijes kombëtare shqiptare. Që cdo shqiptar të ketë mundësitë të bëjë zgjedhjen e vet në dallimin e qartë mes palës tjetër, dallim që duhet ta kryejmë në cdo debat, për çdo projektligj dhe për çdo nisëm të qeverisë, në cdo aspekt. dhe çdo hap të mëtejshëm që imponon axhenda e Kuvendit. Që cdo shqiptar të ketë mundësitë të bëjë zgjedhjen e vet, Rilindja shqiptare ose rrënim të mëtejshëm”.

Sipas tij, qëllimi i gjithë këtyre është që Shqipëria të marrë me cdo kusht, statusin e vendit kandidat për në BE.

“Të bëjmë gjithcka mundemi që Shqiqëria të marrë statusin e vendit kandidat, por që edhe populli shqiptar të jetë pjesë e Rilindjes shqiptare, duhet ta bëjmë me këmbëngulje”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›