Siri, KKS: Ulim armët nëse regjimi ndal represionin
SIRI – “Nëse represioni sirian ndalon edhe ushtria e lirë siriane do t’i japë fund luftimeve.” Deklarata është bërë nga Këshilli Kombëtar Sirian pas takimit në Ankara me të dërguarin e OKB-së dhe Ligës Arabe Kofi Annan.
Zëdhënësi i këtij Këshilli tha se ka qenë pikërisht ky premtimi që presidenti i këtij këshilli i ka bërë Annan-it, gjatë takimit të zhvilluar sot në Ankara të Turqisë.
Delegacioni i Këshillit Kombëtar Sirian ka premtuar gjatë këtij takimi bashkëpunim të plotë për të zgjidhur krizën. Zëdhënësi ka shtuar se gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim mbi hipotezën për të armatosur opozitën, siç dhe mendohej në fillim.
Megjithatë është diskutuar për mundësinë e ndalimit të represionit të regjimit sirian në terren.
(er.nu/news24/BalkanWeb)