Nevoja për një politikë të jashtme
Shtet kalimtar. Shtëpi e pleqve. Kontinent që ka zgjedhur jorelevancën. "Veprues ndërkombëtar në gjendje të konfuzionit strategjik". E ndarë, e dobët dhe hipokrite. Këto fjalë i dëgjon për Evropën nga vrojtues në Uashington, Moskë dhe Pekin. Dhe kjo është ajo që ne evropianët duhet ta ndryshojmë. Edhe nëse je evropian me kurrfarë lidhje emocionale, intelektuale apo të idealeve me Bashkimin Evropian, nevoja racionale që 27 shtetet anëtare të BE-së të kenë një politikë të jashtme më të koordinuar është e jashtëzakonshme.
Në një botë që vazhdimisht po merr formë nga ngritja e mprehtë e fuqive të mëdha joevropiane, posaçërisht Kina, fuqia relative e madje edhe shtetit më të madh evropian është zhdukur dhe do të vazhdojë të zhduket. (Kjo nuk duhet të përzihet me rënien kombëtare; një shtet mund të bëhet i pasur dhe në të njëjtën kohë të bëhet relativisht më pak i fuqishëm në botë.) Në Stokholm, një grup i evropianëve, përfshirë njerëz të think tankeve, njerëz biznesi, shkrimtarë, diplomatë, aktivistë të shoqërisë civile, një tufë ish-presidentësh dhe një mori e ministrave të jashtëm u takuan në fillim të javës së kaluar për të arritur deri te përfundimi i duhur. SHBA-ja, që moti e ka themeluar Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme, qëllimi i të cilit është përmirësimi i politikës së jashtme. Këshilli Evropian i Marrëdhënieve të Jashtme që u krijua tash vonë, në të kundërtën, duhet të punojë drejt krijimit të një politike të jashtme evropiane, para se të fillojë ta përmirësojë atë.
Pengesat drejt krijimit të asaj që e meriton të quhet politikë e jashtme evropiane janë të mëdha. Ato janë institucionale, politike dhe në kuptim më të gjerë, kulturore. Evropa tashmë ka kaluar tepër kohë në aranzhimet institucionale.
Traktati i Lisbonës, i cili përfundimisht nuk është një kushtetutë evropiane, do të na mundësojë të përmirësojmë disa nga ato pengesa, nëse irlandezët votojnë po për të në referendumin e dytë këtë vjeshtë dhe presidenti polak dhe ai çek- që janë euroskeptikë - nënshkruajnë atë për të cilën parlamentet e tyre tashmë kanë votuar. Ne pastaj do të mund të fillonim punën e vështirë të përmbledhjes së më shumë burimeve financiare dhe njerëzore për të krijuar një shërbim të jashtëm nën pasardhësin e Javier Solanas si përfaqësuesi i lartë i BE-së për politika të jashtme dhe të sigurisë, i cili ndonjëherë jo formalisht përshkruhet si ministri i Jashtëm i BE-së.
Gjithashtu do të ketë edhe një të ashtuquajtur president të Këshillit Evropian me një mandat prej dy vite e gjysmë.
Nëse irlandezët japin votën po, presidenca e ardhshme e BE-së, që do t‘i përkasë Suedisë, ka gjasa të mbajë një samit për t‘u pajtuar për presidentin e parë të Këshillit Evropian, një përfaqësues të lartë të ri dhe masa tjera të zbatimit.
Kjo do të përfshijë pazarllëqet e zakonshme komplekse midis shteteve të ndryshme, të majtës e të djathtës, shteteve të vogla e të mëdha, veriut e jugut, anëtarëve të rinj e të vjetër, meshkujve e femrave, me këta dy burra apo gra të reja që pritet të jenë në një pozitë të baraspeshuar me presidentin e Komisionit Evropian dhe atë të Parlamentit Evropian. (SHBA e ka një president, i cili me të vërtetë është president; BE i ka tre apo katër dhe asnjëri nuk është me të vërtetë president). Emrat që do të dalin nga prapa dyerve të atyre dhomave do të kenë rëndësi.
Edhe nëse irlandezët votojnë po, edhe pse e kanë të drejtën e plotë që të mos e bëjnë këtë gjë dhe edhe nëse vihen në vend aranzhimet dhe personalitetet më të mira të mundshme, Evropa ende nuk do ta ketë një politikë të jashtme, nëse udhëheqësit shtetërorë nuk e kanë vullnetin politik për ta bërë këtë gjë.
Në këtë moment, kjo duket vështirë se do të ndodhë. Edhe nëse do të kishte vullnet politik nga udhëheqësit e shteteve kryesore, ende ka probleme më të thella të asaj që mund të quhet kulturë politike. Politikat tona ende janë tejet nacionale dhe mediat tona ende janë kryesisht nacionale, apo së paku të kufizuara në komunitete të ndara gjuhësore: anglofone, frankofone, hispanofone, gjermanofone, estonofone.
Ndaj është e vështirë që të ndodhë një debat me të vërtetë pan-evropian për politikën e jashtme. Dhe shumica e evropianëve nuk e kanë shprehinë e të menduarit strategjik për interesat e Evropës në botë. Si mund ta krijosh një politikë të jashtme pa një politikë dhe pa përkrahje publike? Andaj kritikët kinezë, rusë dhe amerikanë do të kenë arsye të fuqishme të vijnë në përfundim se Evropa nuk do të këndellet. Kundër të gjitha gjasave, puna jonë është t‘ua vërtetojmë të kundërtën.