Dita e sotme shënon temperaturat më të ulëta
Sinoptikanët bëjnë të ditur se duke filluar nga sot mund të themi se jemi futur plotësisht në stinën e dimrit. Pavarësisht uljes së temperaturave në tre javët e fundit, dita e sotme do të jetë edhe më e ftohta.Edhe java e ardhshme parashikohet të përcillet me temperatura më të ulëta se ditët që kemi lënë pas, pavarësisht se do të jetë më e kthjellët. Zonat malore do të dominohen nga dëbora, ndërsa ato të ulëta do të kenë vranësira dhe shira të dobët. Sinoptikanët parashikojnë që mesdita e sotme të sjellë reshje dëbore deri afër zonave të ulëta.