Operacione të gjera kundër krimit, pranga 18 personave

Policia e Shtetit bëri me dije, se operacioni dhjetëditor është ndërmarrë në kuadër të zbatimit të Planit të Operacionit “Për kontrollin e territorit në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale”.
Gjithashtu, nga ky operacion i zhvilluar në akse të ndryshme të vendit, ka sekuestruar 200 automjete për mangësi në dokumentacion, teksa janë sekuestruar edhe tetë armë zjarri të llojit pistoletë, 3 shotgan dhe 4 armë gjahu që mbaheshin pa leje, duke kryer edhe arrestimin e personave përgjegjës.
Ndërkohë, janë sekuestruar edhe 400 gram lëndë narkotike hashash. Strukturat e Policisë së Shtetit do të vijojnë masat dhe organizimin e shërbimeve, me qëllim rritjen e mëtejshme të standardeve të sigurisë për qytetarët. /Start/
2011-12-05 13:52