Dy në pranga për pengmarrje

Në pranga ranë Martin Kshtejari, 22-vjeç, banues ne Tirane, i dënuar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike në Serbi, për vjedhje me dhunë në Itali, falsifikim dokumentesh në Greqi, si dhe Besmir Pepmarku, 23-vjeç, banues në Kamëz Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një punë hetimore intensive, pasi dyshohet se kanë shtrënguar me ane te kanosjes për dhënie pasurie shtetasin S. Gjata, 19-vjeç, në një shumë të konsiderueshme parash. Kapja e dy të sipërmendurve u bë në momentin e dorëzimit të shumës së kërkuar. Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Besmir Pepmarku u gjet dhe u sekuestrua një arme zjarri pushkë si dhe 9 fishekë luftarakë.
Nga kryerja e veprimeve procedurale, kjo armë i përkiste babait të Besmir Pepmarkut, shtetasit Qemal Pepmarku 60-vjeç, i cili u arrestua në flagrance për armëmbajtje pa leje. Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “shtrëngimit me anë kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”./Start/
2012-02-13 15:20