Nishani: 400 mln lekë për emergjencën

Ai theksoi se qeveria ka ndarë një fond prej 400 milionë lekësh të vjetra për t’u ardhur në ndihmë qindra e mijëra banorëve.
“Ky fond tashmë i alokuar në destinacionin e komunave, bashkive, por edhe administratës së qarqeve është i destinuar të përdoret vetëm për hapjen e rrugëve për të kontraktuar mjete nga kompanitë private për të hapur akset e rrugëve rurale, për të kontraktuar direkt mjete private për hapjen e rrugëve të komunave, kurse fondi i prefekturave do të përdoret vetëm për furnizimin me karburant të mjeteve që do të nevojiten nga drejtoritë rajonale që asistojnë në këto akse”, tha ai.
Ai tha se po kontraktohen kompani dhe mjete private për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve nga bora e madhe e rënë deri më tani.
Gjithashtu, Kreu i Rendit u shpreh se një tjetër shqetësim për banorët, është trashësia e madhe e dëborës mbi çatitë e ndërtesave, çka mund të sjellë edhe shembjen e tyre. “Kemi një plan veprimi për çdo njësi vendore”, tha ministri, duke kërkuar angazhim dhe solidarizim nga banorët e këtyre zonave.
“I adresohem banorëve të zonave që na nevojitet angazhim dhe solidaritet për përballimin e problematikave. Ata të angazhohen për të pastruar catitë e banesave nga sasia e madhe e borës, pasi ky është rrezik evident”, tha ai. /Start/
2012-02-13 12:25