E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tymoshenko”, Ukraina anulon samitin e Europës

KIEV - Ukraina anuloi samitin e Europës qëndrore që duhet të mbahej këtë javë. Anulimi erdhi si pasojë e kërcënimeve për bojkotim të këtij samiti lidhur me keqtrajtimin e ish- kryeministres Julia Tymoshenko, e cila ndodhet në burg për korrupsion.

Më shumë se dhjetë kryetarë shtetesh, mes të cilëve edhe presidenti Bamir Topi, kanë refuzuar të marrin pjesë në samitin dyditor të 11 dhe 12 majit që zhvillohet në një resort të Detit të Zi, në Yalta, pasi Tymoshenko nisi një greve urie në shenjë proteste për keqtrajtimet në burg.

Ministria e Jashtme Ukrainase bëri të ditur se ka vendosur ta zhvillojë këtë samit në një datë tjetër.

Kievi po përballet me presionin ndërkombëtar për arrestimin dhe akuzat për keqtrajtim të ish-kryeministres Tymoshenko. Disa politikanë, mes të cilëve edhe kancelarja Merkel gjithashtu kanë bërë të ditur se do të anulojnë edhe kampionatin europian të futbollit “Euro 2012”.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›