Siri: Forcat e sigurisë rrethojnë qytetin Hama

Banorët dhe aktivistët në qytetin Hama në Siri, thonë se tanket qeveritare dhe trupat kanë rrethuar qytetin, e cila ishte qendra e fundit e rritjes së dhunës ndërmjet protestuesve anti-qeveri dhe forcave ndaj presidentit Bashar al-Asad.
Sulmi qeveritar bëhet një javë pasi afro 100 mijë njerëz ishin tubuar në Hama, duke kërkuar përfundimin e regjimit të Asadit.
Kjo demonstratë ishte njëra nga më të mëdhate në kryengritjen 14 muajshe në Siri.
Aktivistët thanë dje se trupat e Sirisë kishin arrestuar qindra njerëz në qytetin Hama, ndërsa së paku tre vetë raportohet se ishin vrarë, përfshirë edhe një djalë 13 vjeçar.