E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerun: Tërheqja nga Afganistani, deri në vitin 2014

Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kamerun, sot ka premtuar mbështetje më të madhe humanitare për Afganistanin, ndersa trupat britanike parashihet që të tërhiqen deri në vitin 2014.

Duke u shprehur për tërheqjen e trupave britanike nga Afganistani, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Hamid Karzai, Kamerun tha:

“Ne do t`i tërheqim trupat tona këtë vit dhe vitin tjetër dhe ne do t`i përfundojmë operacionet luftarake deri në fund të vitit 2014”.

Kryeminsitri britanik i ka shpallur edhe planet për ndërtimin e Akademisë së lartë ushtarake për trajnimin e ushtrisë afgane, duke thënë se Shtetet e Bashkuara, tashmë kanë premtuar 38 milionë dollarë për këtë projekt.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›