Mbyllet shqip Festivali i Filmit Ballkanik
Drejtuesit e festivalit ballkanik qe këtë vit mbahet ne Pogradec, tregojnë se ky event ka shfaqur interes te veçante. Ndërsa te shtunën u zhvillua prezantimi i filmit grek, ku për publikun është shfaqur filmi me metrazh te shkurtër i regjisorit Tassos Boulmetis. Ne festivalin ballkanik te filmit me metrazh te shkurtër marrin pjese 9 shtete me rreth 60 pelikula. Krahas filmave ne këtë festival prezantohet edhe kulinaria e çdo vendi. Shteti qe ka ditën e filmit servir për artistet kuzhinën dhe ushqimet tradicionale te tij.