E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/ Hapen qendrat e votimit për zgjedhjet legjislative

Qendrat e votimit u hapën sot në Greqi për zgjedhjet legjislative të parakohshme, në të cilat partia ''Socialiste'' (Pasok) e drejtuar nga Georges Papandreu mendohet të marrë më shumë vota përballë partisë ''Demokracia e Re'' (ND) e drejtuar nga kryeministri Costas Caramanlis.
Rreth 10 milionë banorë do të drejtohen pranë qendrave të votimit. Rezultatet e para pritet të dalin pas mbylljes së qendrave të votimit, në orën 19:00.
Sipas sondazheve të fundit të 19 shtatorit, partia socialiste ''Pasok'' e drejtuar nga Georges Papandreu kryeson me 40 për qind të votave me një avancë prej shtatë për qind ndaj partisë Demokracia e Re (ND), drejtuar nga Costas Caramanlis.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›