E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Junker: Nuk ju ndihmojmë dot, nëse nuk dëshironi

ATHINE-Presidenti i Eurogrupit, Jean Claude Juncker, deklaroi dje për televizionin gjerman ZDF, se Evropa dëshiron që Greqia të mbetet në monedhën e përbashkët, mirëpo nuk mundet "t’i ndihmojë grekët nëse ata nuk e duan".

"Jam absolutisht i bindur se duhet bërë gjithçka që asnjë vend i eurozonës të mos dalë nga grupi i 17-shes, mirëpo, nëse grekët e duan këtë, që unë besoj se do të ishte gabim, nuk mundim t'i ndihmojmë jashtë dëshirës së tyre", deklaroi Juncker.
"Nuk mund të vazhdojmë të luajmë pafundësisht “trenin e tmerrit” në çështjen greke. Duhet të dimë se ku po shkojmë dhe grekët duhet të thonë se ku duan t'i drejtojnë gjërat", tha Juncker.

I pyetur për atmosferën e takimit në kanë me kryeministrin grek, Juncker u përgjigj "e pakëndshme". "Besoj se nuk ndihej shumë komod", iu përgjigj pyetjes se si reagonte Papandreu ndaj liderëve europianë.

"Pa e nënvleftësuar, i thamë z.Papandreu se qëndrimi i tij është jokorrekt, në sensin se donim të na kishte thënë javën e kaluar gjatë samitit, se synonte ta shtronte çështjen në referendum", tha Jean Claude Juncker.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›