E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/ Karamanlis i jep fund fushatës elektorale

Kryeministri grek dhe kryetari i partisë Demokracia e Re, Kostas Karamanlis i ka dhënë fund fushatës së nxehtë 1-mujore me një miting përmbyllës në sheshin kryesor të Athinës. "Fitorja është në duart tona, le të investojmë shumë pak ditën e dielë dhe të shohim përpara për të ardhmen e Greqisë."- tha Karamanlis gjatë mitingut para mijëra mbështetësve të tij të cilët mbushën rrugët e Athinës si edhe mbanin në duar flamuj me logon e partisë së djathtë konservatore.
Sipas shumë analistëve politikë fjalimi i Karamanlis gjatë mitingut të fundit të fushatës ishte një përpjekje e minutës së fundit për të fituar vota nga shumë grekë të zhgënjyer. Partia e Karamanlis sipas shumë sondazheve del se është rreth 6 pikë pas partisë opozitare të majtë PASOK të Papandreut.
Pavarësisht se shumë grekë janë të pakënaqur nga politikat ekonomike të kësaj qeveria, sërish Karamanlis ka këmbëngulur që këto politika duhet të vazhdojnë të reformojnë ekonominë greke, e cila ka qenë shumë e prekur nga kriza globale.
Por sipas ekonomistëve helenë këto platforma ekonomike nuk do të jenë një kartë fituese për zgjedhjet e 4 tetorit, pasi ato janë një barrë e rëndë për klasa e ulëta të shoqërisë greke.
Pas një fushatë të nxehtë mes dy partive të mëdha helene dita e nesërme do të jetë në të gjithë Greqinë heshtje zgjedhore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›