E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Kryeministri paralajmëron “kolaps”

Të shtunën në mbrëmje, Papadhimos, gjatë një fjalimi analizoi dhe bëri të njohura disa nga masat shtrënguese që duhen marrë për ta nxjerrë vendin nga situata e vështirë që po kalon.

Shtetit grek, për të shpëtuar nga falimentimi brenda muajit mars duhet të marrë një hua prej 130 milionë eurosh, por më parë i është kërkuar të marrë disa masa që janë të domosdoshme. Pensionet do të shkurtohen përsëri, 15 mijë persona të punësuar në administratë do të pushohen, ndërsa paga minimale do të ulet në 600 euro. Fatmirësisht, vendimet e marra janë mbështetur edhe nga opozita.

Këto reforma dhanë reaksionin e tyre menjëherë te qytetarët e prekur nga këto masa. Ata kanë nisur sërish protestat dhe përleshjet me policinë duke paralizuar të gjithë jetën e vendit.

Në fjalimin e të shtunës në mbrëmje, Papdhimos tha: “Kostoja sociale e këtyre masave të reja shtrënguese është e vogël në krahasim me katastrofën ekonomike dhe sociale që do të pasonte në rast se nuk zbatojmë masat e kërkuara. Nëse nuk arrijmë të marrim kredinë e radhës, kursimet e qytetarëve do të humbasin, qeveria do të jetë e pamundur të paguajë pensionet dhe pagat, ndërsa importi i karburanteve, ilaçeve dhe makinerive do të paralizohej”.

/Start/E. Gorica/

                                                                                             2012-02-12 14:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›