Rritja e çmimit për sigurimin e makinave, AK hetime
Pak ditë më parë, kompanitë e sigurimeve në një marrëveshje të heshtur, vendosën bashkërisht rritjen e çmimeve. Sipas AK-së, një vendim i tillë është në kundërshtim me konkurrencën e lirë në treg.
Me liberalizimin e tregut të sigurimeve, Ministria e Financave nuk vendos më në lidhje me çmimet e figuracionit. Pas këtij vendimi, pati një ulje të çmimit, ndërkohë që javën sapo lamë pas, çmimi u rritë në mënyrë të beftë.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pranoi se ishte ndërhyrja e këtij institucioni që detyroi kompanitë e sigurimit që të rrisin tarifat vjetore për sigurimin e automjeteve, por jo i përcaktimit të çmimeve aktuale të rritura.. Sipas një sqarimi zyrtar, AMF thekson se tarifat e aplikuara ishin nën primin e rrezikut, që do të thotë se produktit shitej nën kosto dhe nuk krijohej fondi i duhur për të kompensuar dëmet. /Start/
2012-02-12 13:39