Greqi, Merkel: Do shmangim falimentimin e pakontrolluar
BERLIN- Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh sot se duhet të shmanget çdo proces i pakontrolluar në zonën euro, duke iu referuar një falimentimi të Greqisë siç është përmendur me këmbëngulje ditët e fundit në Gjermani.
"Po punojmë me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion që kjo të mos ndodhë", deklaroi kancelarja në një intervistë për radion Inforadio. "Duhet të shmangim çdo proces të pakontrolluar në zonën euro", deklaroi ajo.
Ministri i saj i Ekonomisë, liberali Philipp Rösler, ka përmendur në një artikull të publikuar në shtypin e djeshëm mundësinë e një falimentimi të Athinës, duke shkaktuar shqetësim në Bursat evropiane.
"Mendoj se i bëjmë një shërbim të madh Greqisë nëse spekullojmë sa më pak që të jetë e mundur dhe e inkurajojmë atë më tepër për respektimin e angazhimeve", deklaroi Merkel, duke kritikuar në mënyrë të tërthortë Rösler, i cili mban edhe postin e zëvendëskancelarit.
"Sipas të gjitha lajmeve që dëgjoj për Greqinë, qeveria greke është ndërgjegjësuar për situatën dhe po bën atë që duhet", theksoi kancelarja, e cila përpara disa ditësh ka bërë thirrje për durim ndaj Athinës. "Fakti që trojka po vjen përsëri, sugjeron që Greqia ka filluar një numër masash të nevojshme", shtoi ajo.
(atsh/BalkanWeb)