E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH: Shirat po rrisin prurjet e ujrave në liqenet e HEC-eve mbi Drin

TIRANË-Pas 7 muajsh thatësirë, sot në orët e para të mëngjesit në zonën verilindore kanë nisur rreshjet e shiut, të cilat vazhdojnë pa ndërprerje, duke ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e hidrocentralit të Fierzës.
Burime zyrtare të KESH-it i thanë sot se në liqenin e Fierzës niveli i prurjeve llogaritet në 240 m3/sek, nga 35 m3/sek që ishin ditët e fundit dhe niveli i liqenit ka arritur në 259,35 metra.
Në liqenin e Komanit prurjet kanë arritur 700 m3/sek dhe niveli i liqenit është 173,58 metra. Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Vaut të Dejës është 74,81 metra, prurjet sot llogariten në 150 m3/sek, thanë burimet e KESH-it.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›