Greqi, Pangalos: Të ndryshojmë të gjithë, edhe Kisha!
ATHINE-Në intervistën për dy gazeta zvicerane, që titullohet "Të gjithë grekët duhet të ndryshojnë, madje edhe Kisha", Pangalos shprehet:
“Recesioni është më i thellë nga ç'ishte parashikuar dhe na ka privuar nga të ardhurat. Gjithashtu ekzistojnë edhe pengesa politike për dhënien fund të marrëdhënieve klienteliste, për shkak të të cilave janë tejfryrë organikat e sektorit publik, çka përbën arsyen kryesore të deficitit buxhetor".
I pyetur se sa vende pune do të shkurtohen, Pangalos përgjigjet se "më e mundshmja është 70 000, jo në administratën publike, por në ndërmarrjet publike".
Sa u përket kritikave nga sektori privat, se përgjegjës për krizën janë politikanët, sepse e zmadhuan tejmase sektorin publik, Pangalos vë në dukje se "përgjegjës janë edhe ata jetojnë prej shtetit. Nëpunësit shtetërorë janë klientë të tyre dhe më tej biznesmenët e lirë e vjedhin në mënyrë permanente shtetin. Psh., avokatët në Athinë deklarojnë të ardhura mujore 1 500 euro. Kjo është e paimagjinueshme. E kam thënë prej kohësh, të gjithë bashkë i shpenzuam paratë”.
Në vërejtjen e gazetarëve zvicerianë se “do të tatohen madje edhe të papunët dhe invalidët, mirëpo Kisha ortodokse nuk do të paguajë tatime", Pangalos deklaron se nuk është dakord me këtë përjashtim. "Kisha pretendon autonominë e saj ekonomike dhe administron një trashëgimi të konsiderueshme. Do të ishte e natyrshme të paguajë tatime si gjithë të tjerët duke dhënë shembullin për këtë", thekson.
Ndërsa i pyetur për kritikat e të Indinjuarve se qeveria po shet lirë ndërmarrje publike, në kohën që tregu financiar ka rënë shumë, Pangalos e pranon se "nuk është momenti më i mirë. Çmimi në bursë i ndërmarrjes më të madhe të vendit, që administron energjinë elektrike, është në 1/10 e vlerës së pasurisë së saj të patundshme. Nuk mund ta bëjmë këtë. Për ndërmarje të tjera, që kanë nevojë për modernizim, nëse paratë i përdorim për investime dhe ringrohje të ekonomisë, do të jetë në dobi të interesit të përgjithshëm".
(d.b/BalkanWeb)