E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi-Serbi, incidenti "ngrin" marrëdhëniet

BEOGRAD- Marrëdhëniet serbo-ruse rrezikojnë të ftohen nga deklarata e pamatur e ambasadorit rus në Beograd.

Bëhet fjalë për një skandal diplomatik, pasi ambasadori Aleksandër Konuzin vuri në dyshim patriotizmin e qytetarëve serbë.

"Është një incident i madh diplomatik, i cili mund të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet ruso-serbe", shkruan gazeta "Izvestija". Gazeta në fjalë citon edhe reagimin e zëdhënëses së ambasadës ruse në Beograd, sipas të cilës, "deklarata e ambasadorit kishte karakter ofendues ndaj një zyrtari të plotfuqishëm të një shteti sovran".

Zyrtari në fjalë, sipas të përditshmes, është Ivan Vejvoda, i cili i ka tërhequr vëmendjen diplomatit rus për shkelje të rendit të ditës. Vejvoda njihet për afërsinë e tij me ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjiç, i cili kishte prirje tërësisht perëndimore. Në artikullin e "Izvestija" thuhet gjithashtu se, edhe presidenti Boris Tadiç nuk i fsheh prirjet perëndimore, duke qenë se ka dorëzuar Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhic në Hagë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›