Tiranë, arrestohen 2 të mitur, akuzohen për një sërë vjedhjesh
TIRANË- Policia e kryeqyetit arrestoi mbrëmjen e djeshme dy të mitur, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në kryeqytet dhe në qytetin e Lezhës.
Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, tha në një konferencë për shtyp, se "dy të miturit Julian A. 16 vjeç dhe Engli I. 17 vjeç, të cilët akuzohen për 26 vjedhje në Tiranë dhe në Lezhë, u arrestuan gjatë operacionit të koduar "Krik"".
Sipas saj, dy të miturit u arrestuan mbrëmjen e djeshme pranë lulishtes "1 Maji" në kryeqytet teksa po përpiqeshin të grabisnin një pikë bastesh në këtë zonë.
Ndërkohë, materialet në ngarkim të dy të arrestuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për hetime të mëtejshme.
(d.b/BalkanWeb)