Greqi, Papadhimos: E vërteta dhe besimi, kushte për sukses
ATHINE - Gjatë fjalës së tij para deputetëve të Parlamentit, kryeministri i Greqisë Lukas Papadhimos deklaroi se objektivi kryesor i qeverisë së tij është rivendosja e besimit të partnerëve evropianë tek Greqia dhe mbajtja e vendit në Eurozonë.
Ai pranoi se masat e rrepta, provokojnë durimin e njerëzve, e ardhmja e të cilëve përkundër sakrificave, duket e pasigurt.
“Sakrificat e mëdha të popullit grek nuk duhen humbur”, tha Papadhimos dhe theksoi se për suksesin ka dy kushte: E vërteta dhe besimi. Populli duhet të dijë të vërtetën për situatën ku ndodhet Greqia, tha Papadhimos, po aq sa është i nevojshëm kthimi i besimit tek vetja dhe tek partnerët e huaj.
“Së bashku ne mund t’ia dalim", deklaroi kryeministri.
Papadhimos vlerësoi arritjet e qeverisë së Papandreut, duke theksuar nevojën e përmirësimit të aftësisë konkurruese të vendit dhe zvogëlimit të shpenzimeve.
Kryeministri Papadhimos foli gjithashtu rreth vonesave në reformat dhe në procesin e privatizimit.
Ai theksoi nevojën për mbështetje të mëtejshme financiare të vendit dhe zbatimin e një programi të ri të rregullimit fiskal.
"Megjithë përparimin e bërë, Greqia është në një udhëkryq. Dy drejtime alternative; brenda ose jashtë euros, janë identifikuar nga partnerët tanë, të cilët kanë bërë të qartë se janë të gatshëm të mbështesin Greqinë të përmbushë angazhimet e saj ", tha zoti Papadhimos.
Duke iu referuar Marrëveshjes së 26 tetorit, kryeministri theksoi se detyra kryesore e qeverisë është të zbatojë vendimet e Samitit dhe politikat ekonomike që rrjedhin prej tyre.
Lidhur me këstin e gjashtë Papadhimos tha se ai duhet të administrohet jo më vonë se 15 dhjetori, duke theksuar se prioriteti i parë i qeverisë së re, është përmbushja e drejtpërdrejtë e kushteve që çojnë në lirimin e këtij kësti.
Deficiti në fund të 2011 pritet të jetë rreth 9% e PBB-së, tha Lukas Papadhimos.
Fjalimi i kryeministrit u prit me duartrokitje nga deputetët e tre forcave politike pjesëmarrëse në qeveri.
Nesër në Parlament do të vijohet me debate, ndërsa pasnesër në mesnatë do të kryhet votëbesimi i qeverisë së koalicionit.