Durrës, punonjësit e portit dhurojnë gjak
DURRËS- Rezervat e gjakut në qendren spitalore të Durrësit janë të pakta, në raport me kërkesat e pacientëve. Kjo ka bërë që Kryqi i Kuq të nisë një fushatë sensibilizuese në të gjithë intitucionet e qytetit bregdetar, duke bërë thirrje për dhurim vullnetar të gjakut.
Pas drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve, drejtorisë së tatim taksave e bashkisë së Durrësit, sot kësaj nisme i'u bashkua edhe administratë e autoritetit portual të qytetit.
Agim Shehi, kryetari i degës së Kryqit të Kuq në Durrës ka deklaruar se dhurimi i gjakut vullnetar mbetet mjaft i rëndësishëm, për shkak të rezervave të nevojave në spitalin rajonal.
Nga ana tjetër drejtori i portit të Durrësit Eduart Ndreu ka theksuar se administrata e portit të Durrësit ka mbështetur përpjekjet e Kryqit të Kuq në këtë drejtim, për të ndihmuar ata që kanë nevojë të ngutshme për gjak.
Thirrjes për dhurim të gjakut i janë përgjigjur mbi 120 punonjës së administratës së autoritetit portual.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)