E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, macja qendron mbi kaktus për disa ditë

ARIZONA- Një mace në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qendron sipër lules së kaktusit. Këtë nuk e bën jo për një cast, por për ditë me radhë. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Fox News.

Macja u pa në majë të kaktusit, nga një person që kalonte nëpër shkretëtirë, në një vend që ndodhet rreth 30 km larg qytetit Feniks.

Macja ka qëndruar në majë të kaktusit 6 metra të gjatë, për rreth 3 ditë
Pasi tërhoqi vëmendje të madhe dhe u ndoq nga sipër prej një helikopteri të televizionit, macja thjesht kërceu poshtë në tokë dhe mori drejtimin e shtëpisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›