Shkodër, problem dëmtimi i sinjalistikës rrugore
SHKODËR- Mungesa dhe dëmtimi i sinjalistikës rrugore vazhdon të mbetet problem, sidomos në akset rurale në qarkun e Shkodrës. Drejtori i drejtorisë rajonale të rrugëve Nesti Kiri thotë se tabelat sinjalistike, shpesh bien pre e banoreve, të cilët i dëmtojnë ato.
“Problem mbetet sinjalistika vertikale, e cila shumë herë dëmtohet edhe nga banorët ëe zonës. Ky fenomen vërehet më shumë në bërdicë”, tha Kiri.
Mungesa e sinjalistikës rrugore është bërë shumë herë shkak i aksidenteve të rënda, të ndodhura në qarkun e Shkodrës. Ky problem ndjehet më së shumti gjatë stinës së verës, në aksin Shkodër-Velipojë, ku është edhe numri më i madh i aksidenteve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)