E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformimi i PS, Rama: Humbësit duhet të tërhiqen

TIRANË- Lideri i opozitës Edi Rama gjatë takimit të Asamblesë së Zgjeruar të PS-së, duke folur për reformimin e partisë ka vënë theksin në nevojën e rifreskimit të strukturave të PS-së.

Sipas kreut të PS, humbësit duhet të tërhiqen, për shmangien në këtë mënyrë të fikitivitetit në organizimin e PS-së. Rama sa i takon emërimeve në parti tha se duhen struktura vertikale në përzgjedhjen e tyre.

Lideri i opozitës gjatë këtij takimi foli edhe për programin e ri të PS-së, që sipas tij është fillimi i rrugës drejt fitores. Rama foli për një parti të hapur dhe që flet me komunitetin. Sipas Ramës për këtë duhet një koordinator elektoral për cdo drejtues politik.

Ndërkohë duke sulmuar kryeministrin Berisha ai bëri thirrje që të përllogariten vjedhjet e tij.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›