E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, shpërthen bombula, merr zjarr apartamenti

TIRANË- Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në katin e tretë të një apartamenti në kryeqytet.

Zjarri i cili ka rënë pasditen e sotme në një apartament që ndodhet në një pallat në rrugën ‘Qelqi’, në afërsi të ‘Kombinatit’, ka shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë lokalizuar dhe më pas kanë shuar zjarrin në banesë.

Nga hetimet paraprake mësohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë, ndërkohë nuk raportohet asnjë i lënduar vetëm dëme materiale.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›