Thaçi: Me aprovimin e ligjit të ri, gjykatat në Kosovë ato do të jenë më efikase
zbatimin dhe mbrojtjen e ligjit, duke funksionuar shpejtë dhe drejtë në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore. Ligji i ri për gjykatat përcakton formën organizative të gjykatave në Kosovë dhe shtrirjen e tyre në të gjitha qendrat e Kosovës, me shtatë gjykata themelore dhe degët e tyre nëpër komunat e Kosovës. Ndërsa, ministrja Nekibe Kelmendi, ka thënë se me këtë projektligj shkëputet plotësisht kontinuiteti i ligjeve të mëparshëm, konkretisht ligji i vitit 1988, i Kuvendit të atëhershëm të Kosovës. Ajo ka theksuar që me miratimin e këtij projektligji po plotësohet edhe një standard i Kosovës, po eliminohet edhe një sfidë nga raporti i progresit dhe Kosova kështu gjithnjë po bënë progres edhe në fushën e gjyqësorit. Ndër të tjera, ajo ka shtuar se ky projektligj parasheh një organizim krejt ndryshe nga organizimi i gjertanishëm. Sipas saj në këtë ligj nuk parashihen më gjykata për kundërvajtje, siç ka qenë përpara, si nuk parashihet gjykata ekonomike apo komerciale. Mirëpo është paraparë që si gjykata të shkallës së parë të jenë 7 gjykata themelore, në pesë qendrat rajonale dhe në dy qytetet e mëdha rajonale në Gjakovë e Ferizaj. Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua edhe projektligji për Ujitjen e Tokave Bujqësore. Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi ka thënë se ky projektligj është bërë me qëllim të krijimit të një infrastrukturë e përshtatshme ligjore për ujitjen e tokave bujqësore në nivel sa më të avancuar si në aspektin profesional dhe në atë praktik. Me propozimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për ndarjen e mjeteve për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë. Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje ministri i Kulturës Valton Beqiri, në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, ka theksuar se MKRS, ka themeluar këshillin organizativ për shënimin e kësaj ngjarjeje me karakter kombëtar. Ministria e Kulturës me Këshillin Organizativ për shënimin e këtij jubileu dhe vitin 2010 do ta shpallë Vit të Nënë Terezës.
Last Updated on E Hene, 01 Mars 2010 21:56