E Diel, 1 Nëntor 2026

Karaxhiçi mbron veten, procesi kundër tij vazhdon

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnje-Hercegovinës, Radovan Karaxhiç ditën e djeshme ka mbajtur fjalën mbrojtëse në hapje të procesit kundër tij, në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte dhe genocid në ish Jugosllavi. Fillimisht, Karaxhiç e pati bojkotuar procesin duke thënë se nuk ka patur kohë të mjaftueshme për tu përgatitur. Tani ai pohon se ka mbledhur dëshmi të mjaftueshme për mbrojtjen e tij. Nuk do të mbroj vetëm personin tim të vogël,

por madhërinë e popullit serb, u shpreh në fillim i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnje-Hercegovinës. Ai i hodhi poshtë akuzat, sipas të cilave, kanë ekzistuar plane për dëbimin e myslimanëve nga Bosnje-Hercegovina. Qëllimi i serbëve, sipas tij, ishte mbrojtja e Jugosllavisë dhe jo krijimi i republikës Serpska. Për shpërthimin e luftës në Bosnje-Hercegovinë, ish-lideri i serbëve akuzoi krerët e Partisë së Aksionit Demokratik të ish-presidentit Alija Izetbegoviq, të cilët sipas tij, kanë patur si qëllim sundimin fundamentalist ndaj shumicës së krishterë të serbëve dhe kroatëve. Ai quajti fajtorë shumë politikanë perëndimorë, kryesisht ata amerikanë, gjermanë dhe britanikë. Gjykata e OKB, për krimet në ish Jugosllavi e akuzon Radovan Karaxhiçin për krime lufte dhe gjenocid ndaj myslimanëve të Bosnje-Hercegovinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›