Greqi, Papandreu njofton marrëveshjen me BE-në dhe FMN
ATHINë- Greqia paraqiti sot një plan të ri ekonomik ku përfshihen masa shumë të rrepta në shkëmbim të një ndihme prej më shumë se 100 miliardë eurosh në tre vjet akorduar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, zhbllokimi i së cilës do të bëhet në mesditë nga ministrat e Finacave të zonës euro.
Marrëveshja mes Athinës, Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar përsa i përket zhbllokimit të ndihmës financiare në Greqi në këmbim të masave shumë të ashpra ekonomike, u arrit dje në mbrëmje, theksoi një burim nga Ministria e Financave. Kryeministri grek do të njoftojë sot në këshillin e ministrave detajet e marrëveshjes.
''Papandreu do ta hapë këtë takim me një fjalim që do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga televizioni për të njoftuar marrëveshjen dhe për ta paraqitur atë në kuadrin politik'', njoftuan burimet qeveritare.
Ministri i Finacave Jorgos Papaconstantinu do të paraqesë menjëherë masat e reja të rrepta kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe partnerët evropianë të Athinës, që do t'i detajojë gjatë një konference për shtyp.
(d.b/BalkanWeb)