Greqi, Papandreu: Vendi nuk do falimentojë
ATHINE-“Ka mjaft dilema mbi ndryshimet e kërkuara për zbatimin e planit afat-mesëm, por ka vetëm një vendim; Greqia nuk do të përjetojë pasojat falimentimit”. Kjo është siguria që ka dhënë kryeministri grek Jorgos Papandreu në një intervistë për gazetën “To Vima”.
Ai ka ripërsëritur thirrjet për konsensus drejtuar opozitës Demokracia e re të Antonis Samaras, duke thënë se vendimet duhet të jenë të përbashkëta, ashtu "sukseset dhe gabimet". Forcat politike duhet të venë në radhë të parë Atdheun duke lënë mënjanë interesat partiake.
Duke folur në "To vima", Papandreu pranon zhgënjimin që ekziston në shoqërinë greke për situatën, por shpjegoi se një alternativë tjetër është fatkeqësi për vendin.
"Unë nuk kam ndërmend ta lejoj vendin të hyjë në një aventurë pikëlluese. Nuk do lejoj uljen e standardit të qytetarëve grekë dhe një Greqi të dobët, gjë që mund shkaktohet nga mungesa e pranisë së një monedhë të fortë. Dhe askush nuk mund të tallet me botën duke kërkuar që ajo të vazhdojë të na japë pa para dhe ne të mos bëjmë asgjë ... "
Papandreu ka shtuar se "dikush ndoshta mendon se Greqia duhet të lerë eurozonën. Por në duhet të tregojmë përgjegjësi të madhe që të mos na fajësojnë duke na akuzuar se ne ishim vetë problemi”.
I pyetur se çfarë do të bëjë nëse deputetët e PASOK votojnë kundër planit afatmesëm, Papandreu siguroi se anëtarët e partisë së tij janë plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësinë historike që kanë për vendin.
Papandreu e hodhi poshtë idenë se qeveria nuk ka të drejtë të marrë vendime përtej mandatit të vet, duke argumentuar se marrëveshjet e të gjitha qeverive kanë lënë shenja, që kalojnë kufirin e kohës së mandatit të tyre.
A kërkoi dikush llogari nga qeveria e mëparshme, e cila i ngarkoi vendit një borxh prej 150 miliard?
(d.b/BalkanWeb)