Kriza, bie besimi ndaj qeverisë greke
Qytetarët grekë po humbin besimin ndaj qeverisë në përpjekjet e saj për përballimin e krizës ekonomike. Sipas një sondazhi të kryer nga televizioni grek Skai, 91% e grekëve druhen se qeveria, në përputhje me kërkesat e FMN apo dhe BE-së, do të marrë të tjera masave drastike, ndërkohë që për 51% të të anketuarve ndërhyrja e FMN-së do të ketë pasoja negative. Besimi në qeverinë e Papandreut bie nga 55% që ishte në shkurt në 47% në prill dhe besimi në Ministrinë e Financave të drejtuar nga Papaconstantinou nga 58% në 52%.