Kosova do të njihet nga një vend i Arkipelagut

Republikën e Kosovës pritet që shumë shpejt ta njohë edhe vendi i 67-të i botës. Mediat kosovare kanë bërë të ditur se një vend i Arkipelagut tashmë ka marrë vendimin për këtë njohje, e cila pritet të konfirmohet sot.
Sipas këtyre burimeve njohja i është konfirmuar liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili pritet që këtë gjë ta bëjë publike sot.
Ndërkohë edhe zyrtarë të AKR-së kanë paralajmëruar mundësinë e njohjes së afërt të Kosovës edhe nga tri shtete që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë.
Në kuadër të shteteve të Arkipelagut hynë shtetet; Guatemala, El Salvadori, Nikaragua, Kosta Rika, Republika Dominikane, Xhamajka, Honduras dhe Panama.