Azilkërkuesit, reagon Ministria e Jashtme: Liberalizimi i vizave nuk është në rrezik – qytetarët të respektojnë rregullat

Shqetësimit të ditëve të fundit rreth rritjes së kërkesave nga qytetarët shqiptarë, për azil politik në vendet e “Schengen”-it evropian, i jep përgjigje Ministria e Punëve të Jashtme. Ilda Zhulali, specialiste pranë MPJ, thotë se Shqipëria nuk rrezikon vizat, pasi qytetarët shqiptarë kanë respektuar rregullat e lëvizjes së lirë. Ajo vuri në dukje se gjatë dy muajve të fundit, ka një tendencë rritje të azil-kërkuesve shqiptarë, sidomos në Belgjikë. “Nga ana e Ministrisë së Jashtme janë marrë masa që ky fenomen, i azilkërkuesve, të minimizohet nga ana e palës shqiptare. Por njëherazi nuk duhet të krijohet panik te njerëzit se liberalizimi i vizave është në rrezik”- u shpreh Zhulali.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme, bën apel që të gjithë qytetarët shqiptarë të respektojnë rregullat e vendosura nga BE për liberalizimin e vizave dhe mos bëhen pre e mashtrimeve.