E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu te presidenti Papulias, thirrje për unitet

ATHINE-"Takimi Papandreu-Papulias zgjati rreth gjysmë ore dhe gjatë tij Kryeministri grek u bëri thirrje të gjithë aktorëve të jetës politike dhe civile, për të treguar unitet.
"Është java më kritike për Evropën dhe Greqinë," tha Papandreu, duke shtuar se “vendimet që do të merren këtë javë, do të përcaktojnë fatin e eurozonës”.
Ai vuri në dukje se Greqia është goditur nga kriza dhe pavarësisht nga të metat e veta, nëse nuk ka zgjidhje të plotë dhe definitive në nivel Evropian, pasiguria do të vazhdojë në gjithë Eurozonën.
Në këtë kontekst, Papandreu iu dërgoi një thirrje të gjithë aktorëve të jetës politike greke për të treguar unitet dhe ndjenjë përgjegjësie, në mënyrë që “qeveria të shkojë në një takim të dielën me kokën lart dhe me një fuqi shumë të fortë në bisedime”.
“Kërkohet qetësi dhe seriozitet, për të marrë vendimet e duhura të dielën e ardhshme ", theksoi Kryeministri, duke iu referuar qëndrimit që do të mbajë si në takimin e Eurogroup Greqi jashtëzakonshme të premten, ashtu edhe në Samitin e ardhshëm të BE të dielën, me 23 Tetor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›