E Diel, 1 Nëntor 2026

Boksieri shqiptar Xhilla kampion bote në versionet IBF dhe GBU

BURGDORF-Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Agron Xhila, duke u ngjitur në ring për titull të kampionit të botës në versionin IBF dhe GBU, shënoi fitoren 12, më të vlefshme në karrierën e tij, duke mposhtur sfidantin tjetër për këtë titull, boksierin nga Tanzania, Pascal Ndomba, me TKO në raundin e 5.

Agron Xhila, i mbështetur nga afro 2 mijë spektator të pranishëm në sallën e përmbushur plot, aq sa janë kapacitetet e kësaj sallë sportive, që nga fillimi i këtij dueli, ashtu siç kishte premtuar edhe më parë, e dominoi tërësisht ringun, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit që të reagojë. Ai e imponoi taktikën e vet të luftës në distancë, duke goditur fort kundërshtarin me ndihmën edhe të sekondantit të tij, Nuri Seferi, që e këshillonte nga këndi.

Pascal Ndomba, përballoi grushtet e Agron Xhilës deri në raundin e 5, kur pësoi disa goditje të njëpasnjëshme tronditëse dhe “shpëtimi” i vetëm ishte që të përulet para Agron Xhilës, duke mos qenë në gjendje të vazhdojë këtë përballje të planifikuar në 10 raunde.

Kjo fitore Agron Xhilës i sollit titullin e kampionit të botës sipas versionit IBF dhe GBU, për boksier të moshave të reja dhe u stolis me brezat e IBF-së dhe GBU-së.

Agron Xhila, pas shpalljes fitues i emocionuar si kurrë më parë, shkurt deklaroi: “Jam tepër i gëzuar që shënova këtë fitore, duke përmbushur amanetin e babait dhe duke justifikuar angazhimin e të gjithëve që kanë qenë pjesë e stafit tim organizativ, përgatitor dhe realizues, menaxher, sponsor etj ku në veçanti shprehë mirënjohje për Melaim Xhilën dhe “ArmaFleks GmbH” dhe Oliver Deutschler në cilësinë e organizatorit-menaxherit”.

(d.b/INA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›