Mitrovicë, komiteti i sigurisë, mbështetje largimit të barrikadave në Veri
PRISHTINË- Në takimin e sotëm të Komitetit të Sigurisë në Mitrovicë, kryetari i Komunës, Avni Kastrati, përshëndeti paralajmërimin e komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Drews për largimin deri të martën të barrikadave nëpër rrugët e veriut të vendit, duke kërkuar njëkohësisht nga të gjithë qytetarët dhe strukturat e sigurisë, që ta mbështesin këtë vendosmëri.
"Në ditët në vijim duhet të jemi shumë më të angazhuar, pasi që pritet që situata të eskalojë për shkak se serbët kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë KFOR-in nëse ndërmerr masa për largimin e barrikadave", u shpreh ai, sipas zyrës së shtypit të komunës së Mitrovicës.
Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, është kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve, madje edhe atyre serbë, që barrikadat të largohen sa më shpejtë nga rrugët, pasi ato e kanë vështirësuar jetën e tyre.
Gjatë javës që shkoi, tha ai, ekstremistët serbë kanë sulmuar një femër shqiptare në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër, ndërkohë që të premten dhe të shtunën në pjesën veriore të qytetit ka pas të shtëna me armë zjarri, të cilat i kanë shqetësuar qytetarët.
Ndërsa, rreth mesnatës ndërmjet të dielës dhe të hënës në veri është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Përfaqësuesi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nexhip Gashi, tha se, "policët janë duke e hulumtuar vendin e shpërthimit, por ende nuk është identifikuar".
Ai shtoi se policia ka të dhëna se serbët do të kundërshtojnë largimin e barrikadave dhe se deri tani afër barrikadës në Zupç janë tubuar rreth 800 serbë, në Banjskë 300 dhe në Jarinje 30.
Komandanti i stacionit jugor të policisë në Mitrovicë, Avni Zabeli tha se, "policia është shumë e angazhuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, sidomos në zonat me popullatë të përzier dhe se në lagjet veriore ku jetojnë edhe shqiptarë është angazhuar një numër i caktuar i policëve të Kosovës".
Në fillim të takimt të sotëm të Komitetit të Sigurisë në Mitrovicë, kryetari i komunës ka ftuar të pranishmit që me një minutë heshtje të nderojnë ushtarin francez të KFOR-it, që ka shërbyer në zonën e përgjegjësisë në veri dhe tragjikisht humbi jetën gjatë fundjavës. Kjo është mirëpritur nga përfaqësuesi i KFOR-it, që ishte i pranishëm në mbledhje, i cili edhe e falënderoi kryetarin Kastrati.
(d.b/BalkanWeb)