Topi: Nuk duhet të merremi me thashetheme, të plotësojmë 12 kriteret
TIRANE-Presidenti Bamir Topi kërkoi sot që ti jepet fund debateve rreth replikave me kryeparlamentaren Topalli. “Nuk duhet të merremi me thashetheme”, tha Topi i pyetur rreth replikave që kreu i shtetit ka shkëmbyer këto ditë me kryetaren e parlamentit.
Presidenti apeloi që politika të punojë me qëllim përmbushjen me seriozitet të 12 pikave të BE.
Dy ditë pas zhurmës së replikave, Presidenti Topi u nis sot në qytetin e Kuçovës ku takua dhe me kryetarin e Bashkisë Bardhyl Gjyzeli si dhe mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të bustit të Prof. Stanisllav Zuber, inxhinierit polak të gjeologjisë që me përkushtim të veçantë punoi për nxjerrjen e naftës dhe gazit në zonat përreth Kuçovës.
Në këtë ceremoni, ku krahas drejtuesve lokalë ishin të pranishëm dhe Ministri i Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë, Bogdan Zdrojevski, Presidenti Topi i dorëzoi Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Polonisë në Tiranë, Irena Tatarzinska, Urdhrin "Nënë Tereza, për Ing. Stanislav Zuber (Pas vdekjes).
"Me mirënjohje dhe respekt, inxhinierit të shquar polak dhe specialistit të njohur të shkencave gjeologjike, i cili me studimet dhe kërkimet në vendin tonë, me zbulimet e vendburimeve të naftës dhe gazit të Kuçovës, vuri gur themeli në gjeologjinë shqiptare të naftës, me impakt dhe vlera të padiskutueshme edhe sot", thuhet në motivacionin e dekorimit.
Pasi e vlerësoi lart këtë eveniment, Ambasadorja Tatarzinska në emër të shtetit polak vendosi një tufë me lule pranë Monumentit të inxhinierit gjeolog, vepër e skulptorit Muntaz Dhrami.
Gjeologu i shquar polak Stanislav Zuber u ekzekutua nga regjimi komunist në vitin 1947.
(d.b/BalkanWeb)