E Shtunë, 31 Tetor 2026

Replikat Topi-Topalli, Sequi: Gjuha ime e preferuar, ajo e bashkimit

TIRANË-Replikat mes Presidentit Bamir Topi dhe kryeparlamentares, Jozefina Topalli, konkretisht ato për gjuhën shqipe kanë rënë dhe në vesh të ndërkombëtareve. Ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi u shpreh se gjuha më e këndëshme për veshin e njeriut është gjuha e bashkimit.

“Një nga motot e BE është të jemi të vashkuar në diversitetin tonë, të ndryshëm por të bashkuar. Cfarë do të thoë kjo? Ne kemi gjuhë të ndryshme, por ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Nëse më pyesni se cila është gjuha që unë kam më qejf, unë do përgjigjem thjesht, gjuha ime e preferuar është gjuha e bashkimit”, iu përgjigj gazetarëve Sequi nga Shkodra ku ndodhej për një vizitë në qendrën e informimit të BE në Shkodër.

Ambasadori theksoi se BE do të ndihmojë por politika duhet të mbajë përgjegjësi për vendin.
“Evropa eshte këtu për t’ju ndihmuar por integrimi në Be duhet të jetë një prioritet kombëtar i Shqipërisë”.

Më tej ambasadori komentoi dhe rreth raport-progresit të BE për Shqipërinë ku deklaroi se në muajin Dhjetor do të diskutohet në BE për ecurinë e Shqipërisë në periudhën Tetor 2010-shtator 2011.

Ambasadori kërkoi që në kohën në vijim duhet të punohet shumë që të merren sinjale pozitive që vendi ka ecur shumë për zbatimin e rekomandimeve të BE.

“Në dhjetor shtetet anëtare të BE do të diskutojnë raportin e progresit për një periudhë që mbulon tetorin e 2010-s deri në shtator të 2011-s. Në rast se në këtë periudhë do të vihen re ecuri lidhur me 12 prioritetet e vendosura nga BE, atëherë ato do të merren parasysh nga Këshilli i Europës. Reforma zgjedhore është vetëm një nga 12 prioritetet. Komisioneri Fyle ka thënë që në mënyrë që të ketë ecuri përpara në zbatimin e prioriteteve kyce duhet të ketë sinjale pozitive, që kanë të bëjnë me faktin se qeveria duhet të tregojë që kushtet jane krijuar, në mënyrë që procesi i integrimit europian të jetë gjithpërfshires, por edhe opozita duhet te tregojë që është një partner konstruktiv ne këtë proces. Jam i inkurajuar lidhur me reagimet e para pas publikimit te progres raportit, pasi te gjithe kane pranuar që ato cfarë thuhen ne raport-progres duhen bërë".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›