Greqi, Parlamenti voton pro implementimit të shkurtimeve

Program i ri i kursimeve ishte i nevojshëm për sigurimin e mbështetjes financiare nga ana ndërkombëtare. Ministrat e eurozonës do të mblidhen me 3 korrik për t’i dhënë Greqisë këstin prej 12 miliardë dollarësh.
Në Bruksel po flitet edhe për një paketë tjetër ndihmash për Greqinë, e cila kap vlerën e 120 miliardë dollarëve. Të gjitha këto janë të mundura falë votës pro kursimeve të Parlamentit, në të kundër Greqia brenda pak javësh do të kishte mbetur pa asnjë qindarkë dhe falimentimi do të ishte i pashmangshëm.
Me votimin e sotëm, hyn në fuqi menjëherë implementimi rritjes së taksave, shkurtimit të shpenzimeve dhe privatizimin e sektorit publik.
Program afatmesëm do të sigurojë kursimin e 28 miliardë eurove brenda 5 viteve të ardhshme. Kjo do ta kthejë Greqinë në këmbët e veta, theksoi Kryeministri Grek, Jorgos Papandreu./Start/F. Prroni/
2011-06-30 16:45