Kroacia përfundon negociatat për anëtarësim në BE
ZAGREB- Kroacia përfundon sot katër kapitujt e fundit dhe zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi televizioni kroat, HRT.
''Kjo do të ndodhë në konferencën ndërqeveritare për bashkim, që do të zhvillohet në nivel ministrash, disa orë para përfundimit të kryesimit rotativ hungarez të presidencës së BE-së'', tha ai.
Delegacioni kroat do të drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe i Eurointegrimit, Gordan Jandrokoviq, ndërsa delegacioni i BE-së nga shefi i diplomacisë hungareze, Janos Martonyi.
Procesi për miratimin e anëtarësimit të Kroacisë pritet të zgjatë rreth 18 muaj.
Vendet anëtare duhet të miratojnë Marrëveshjen për Bashkim, pasi ai të nënshkruhet.
Marrëveshja duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga Parlamenti Evropian si dhe nga qytetarët kroatë, të cilët duhet të prononcohen me anë të një referendumi.
(d.b/MIA/BalkanWeb)