Rusia qorton Francën për armatosjen e kryengritësve libianë

“Nëse kjo konfirmohet, përbën një shkelje të e rëndë e rezolutës 1970 së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, theksoi Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
Edhe unioni Afrikan po ashtu ka kritikuar lëvizjen franceze, duke theksuar se rrezikon “somali-zimin” e Libisë.
Ushtria franceze theksoi se ka hedhur armë nga ajri për luftëtarët e fiseve Berber në malet në jug-perëndim të kryeqytetit Tripoli.
Lavrov theksoi se Rusia ka kërkuar zyrtarisht informacion nga Franca lidhur me lëvizjen, për të kontrolluar nëse kjo përputhet me realitetin, raporton BBC-ja.
Moska abstenoi gjatë muajit mars në votimin e kryer në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që autorizoi misionin ndërkombëtar në Libi për të mbrojtur civilët.
Rusia dhe Kina kanë kritikuar herë pas here fushatën e NATO-s gjatë javëve të fundit, duke theksuar se ka kaluar kufirin e vendosur nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Start/F. Prroni/
2011-06-30 17:25