E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn në fuqi lista e re e rimbursimit me 220 barna

Lista e re e barnave të rimbursueshme do të jetë e gatshme për pacientet ne nevoje që përfitojnë nga rimbursimi i barnave.

Kjo listë përmban 420 barna nga 409 barna që përmbante lista e vitit 2010. Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 11 alternativa të reja, nga të cilat disa formëdoza barnash që trajtojnë sëmundje kronike, duke krijuar kështu mundësinë e një dozimi me te mire dhe me efikas për pacientet.

Këto barna te reja përdoren për mjekimin e anemisë tek të sëmuret me veshka, për diabetikët, të sëmurët e pneumologjisë, kardiologjisë, okulistikës etj. Bazuar ne konsumin e barnave të rimbursueshme të vitit të kaluar, rritjes natyrale të sëmundshmërisë si dhe rritjen e vazhdueshme të ndjeshmërisë ndaj skemës, efekti financiar i kësaj liste pritet te shkoje ne 7.250 milionë lekë të reja deri në fund të vitit, duke përfshirë këtu edhe rimbursimin e TVSH mbi barnat, i cili i mbartet i gjithi nga ISKSH. Ndërkohë në vitin 2010 lista kushtoi 5.940 milionë lekë. /Start/

                                                                                             2011-06-30 16:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›