Francë, sulmohet presidenti Sarkozi, nga një i panjohur
FRANCË- Sulmohet nga një person i panjohur presidenti francez Nikola Sarkozi. Ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite të kreut francez të shtetit në qytetin Brax, në rajonin
Lot-et-Garonne.
Sipas imazheve të publikuara nga televizioni BFM, një burrë e kap Sarkozinë nga xhaketa dhe tenton ta tërheqë nga vetja.
Fatmirësisht ndërhyrja e truprojave të presidentit, bllokoi menjëherë agresorin. Incidenti i pazakontë ndodhi ndërsa presidenti francez po shtrëngonte duart turmës së mbledhur në Brax, në jug të Francës.
Identiteti dhe motivet e agresorit mbeten ende të paqarta. Policia franceze deklaron se personi në fjale u arrestua në një qytet tjetër aty pranë, ndërsa po merret në pyetje.
Ndërkohë zyra e vetë presidentit Sarkozi nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me ketë incident.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Francë, sulmohet presidenti Sarkozi VIDEO: Francë, sulmohet presidenti Sarkozi, nga një i panjohur